Search

Prodhuesit e automjeteve kanë filluar ndërtimin e fabrikave të baterive për automjete elektrike

28 Korrik, 2021


Ndërsa shitjet e makinave elektrike po rriten, automjetet me benzinë pritet që gradualisht të largohen nga 2035, Evropa po kërkon të zhvillojë bazën e saj të prodhimit të baterive.

Aktualisht, sasitë më të mëdha të baterive janë duke u prodhuar në Azi me Kinën, Korenë e Jugut dhe Japoninë në mes të vendeve lidere në prodhimin e baterive.

Evropa duhet të përshpejtojë prodhimin e brendshëm të baterisë si një çështje e sigurisë kombëtare, si dhe një nxitje për bizneset dhe vendet e punës.

Rizhtazi, Komisioni Evropian ka deklaruar synimin e saj për të ndaluar shitjen e automjeteve të reja që operojnë me karburante fosile nga viti 2035, në këtë mënyrë disa prodhues të automjeteve kanë planifikuar që të zhvendosin linjat e tyre të prodhimit drejt automjeteve elektrike.

Gjigandët e automjeteve kanë filluar ndërtimin e njësive prodhuese të baterive

Prodhuesi i automjeteve Gjerman, Daimler, përbënë kompaninë e fundit që ka deklaruar se nga viti 2025 do të lansojë platformën ekskluzive vetëm për automjete elektrike në vazhgëne përgatitjeve për një shëndrrim të plotë në automjete elektrike nga viti 2030.

Në këtë mënyrë, të dhënat tregojnë se në Evropë automjetet elektrike kanë dyfishuar pjesëmarrjen e tyre në treg në tre mujorin e dytë të 2021.

Sipas Transport & Environment, një organizate joqeveritare, ekzistojnë plane për të investuar rreth 40 milion euro në 38 fabrika në Evropë që përllogaritet të prodhjnë rreth 1,000 gigavat orë të baterive në baza vjetore.

Me një kapcitet mesatar prej 60 kilovat për orë, që do të mjaftonte për të furnizuar 16.7 milion automjete, sipas grupit.

Në anën tjetër Northvolt në Suedi veçse ka filluar ndërtimin e impiantit për prodhimin e baterive me një kapacitet total prej 150 gigavat për orë deri në vitin 2030.

Tutje, Volskwagen është një partner i madh, gjersa gjigandi gjerman synon poashtu të ndërtojë pesë njësi prodhimi të baterive.

Stellantis, që përfshinë në vete 12 marka të njohura si Fiat, Chrysler, Jeep dhe Peugeot, planifikon që të ndërtojë poashtu pesë fabrika në Evropë dhe Amerikën Veriore.

Ndërkaq, Tesla pritet që të hap fabrikën e parë ‘gigafactory’ në Evropë, afër Berlinit, këtë vit.

Sipas Tesla, synimi është që hapësira të bëhet njësia më e madhe prodhuese në botë me 250 gigavat orë kapacitet deri në 2030.

Të gjitha pjesët e automjeteve të Porsche do të prodhohen me energji të ripërtëritshme

Lexo më shumë