Search

Portugali: Energjitë e ripërtëritshme mbulojnë 88% të konsumit të rrymës në janar

03 Shkurt, 2023


Burimet e ripërtëritshme të energjisë kanë prodhuar mjaftueshëm energji elektrike për të mbuluar 88% të kërkesës për energji elektrike gjatë muajit janar në Portugali, sipas të dhënave të operatorit të rrjetit në këtë vend.

Burimet ujore dhe të erës shquhen për kontributin më të madh në këtë arritje, me 51% dhe 28% të mbulimit të kërkesës për energji elektrike, respektivisht, për të vazhduar me energjinë nga biomasa me 5% dhe ajo fotovoltaike me 4%.

Pjesa e mbetur e kërkesës prej 12% është mbuluar nga impiantet me gaz natyror.

Operatori portugez i rrjetit, REN, ka thënë se kërkesa për energji elektrike vitin e kaluar është rritur për 4.1%.