Search

Pezullohet ekzekutimi i lejes për Hidrocentralin Brezovica

29 Mars, 2021


Gjykata Themelore në Prishtinë ka shtyrë ekzekutimin e lejes ujore për Hidrocentralin Brezovica. Kjo shtyrje e ekzekutimit të lejes u bë pas kërkesës së organizatës GLSP dhe GAIA.

Kjo është bërë e ditur në një konferencë për medie të organizuar nga GLSP dhe GAIA, të cilat kishin dorëzuar kërkesën në gjykatë.

Alba Dushi Qendra për Raste Gjyqësorë Strategjike në kundër të GLSP-së, tha se Hidrocentrali Brezovica është një nga hidrocentralet e ndërtuar më shumë shkelje e jo transparencë

“Hidrocentrali Brezovica është një nga 4 hidrocentralet e ndërtuara me jotrasparencë ku kanë ndodhur shkelje ligjore si mos mbajtja e debateve publike. Banorët e Shtërpcës kanë mungesë uji dhe pije të cilën e kanë marrë nga lumi ku po ndërtohet hidrocentrali. Dhe shkelja e tretë është ndotja e mjedisit. Gjykata ka potencuar se organizatat kanë ofruar prova të mjaftueshme që japim fakte se ndërtimi i hidrocentralit do të shkaktonte dëme të pariparueshme atje”, tha ajo.

Sipas saj një ndër shkeljet më të mëdha ka qenë ndërtimi në parkun Kombëtarë të Sharrit.

“Një ndër shkeljet më të rënda është ndërtimi në parkun Kombëtarë të Sharri ku do të dëmtohej flora e fauna. Aktvendimi për shtyrje të ekzekutimit të lejes është hap pozitiv”, tha ajo.

Kurse, Mevlude Skuroshi nga GAIA tha se ky është një hap shumë i vogël por që jep sinjale pozitive. Ajo ndër tjera pati një kërkesë ndaj Qeverisë Kurti.

“I bëjmë thirrje qeverisë së re që të marrë masa të menjëhershme rreth çështjes së hidrocentraleve, që të marrin përgjegjësi dhe të mos lejojnë projekte të tilla”, tha ajo.