Search

Për herë të parë në botë Zelanda e Re detyron bankat të raportojnë për ndikimin e tyre mjedisor

15 Prill, 2021


Zelanda e Re do të obligoj bankat që të shpërfaqin ndikimin në mjedis të investimeve të tyre sipas legjislaturës së parë botërore që synon që të bëjë rekordin mjedisor të sektorit financiar transparent, kanë thënë zyrtarë të ndryshëm të qeverisë së vendit.

Ministri i Tregtisë, David Clark, tha që ligji do të bënte raportimin klimatik si të obligueshëm për bankat, kompanitë e sigurimeve dhe firmat investive.

“Duke u bërë vendi i parë në botë me prezantimin e një ligji që do të nënkuptonte një mundësi për të treguar lidership të vërtet dhe të hap rrugën për vendet e tjera për të bërë të detyrueshme raportimet në lidhje me klimën”, tha ai.

Clark tha që do të detyronte institucionet financiare që të konsiderojn impaktin real në botë të investimeve të tyre në klimë dhe që të lejojnë publikun që të vlerësoj performancën e tyre.

“Është e rëndësishme që çdo pjesë e ekonomisë së Zelandës së Re është duke ndihmuar që të ulë emerimet dhe në këtë mënyrë tranzicionin në një të ardhme të ulët me karbon”, tha ai.

“Legjislatura siguron që organizatat financiare shpërfaqin dhe përfundimisht marrin veprimet kundër rreziqeve klimatike”, shtoj ai ndër të tjera.

Legjislatura e re synon që të bëjë investimet që karakterizohen si të larta në karbon jo atraktive, vendi synon që të gjeneroj gjithë energjinë nga burimet e ripërtërishme deri në 2035

Legjislatura ishte prezantuar të Hënën dhe nëse kalohet do të bëjë raportimin klimatik të obligueshëm nga 2023.

Ministri për Ndryshim Klimatik, James Shaw, tha që raportet e përvitshme kanë të ngjarë që të nënvizojn faktin që investimet të karakterizuara si të larta në karbon të bëhen më pak atraktive, gjersa masat për të ulur emetimet do të fillonin të japin rezultat.

“Ne thjesht nuk mundemi që të arrijmë tek zero emetime të karbonit deri në 2050 përveç nëse sektori financiar është i vetdijshëm për impaktin e tyre klimatik nga investimet e tyre”, tha ai.

“Ligji do të sjell rreziqet por edhe qëndrueshmërinë në zemrën e vendimarrjes financiare dhe biznesore”.

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka përkushtuar vendin që të bëhet karbon neutral deri në 2050 dhe për të bërë gjenerimin e të gjithë energjisë nga burimet e ripërtërishme deri në 2035.