Search

Parlamenti Evropian rritë caqet për burime të ripërtëritshme të energjisë

20 Shtator, 2022


Parlamenti Evropian ka mbështetur ndryshimet për të rritur caqet në Direktivën për Energji të Ripërtëritshme dhe atë për Efiçiencë të Energjisë.

Përveç tjerash, përmes miratimit të ndryshimeve, europarlamentarët gjithashtu kanë vendosur të zvogëlojnë caqet për drurin si biomasë, si dhe të largojnë atë gradualisht nga lista e burimeve të ripërtëritshmë të energjisë, raporton Kosovo.Energy.

Përmes ndryshimeve, europarlamentarët kanë vendosur të rrisin mbështetjen në burime të ripërtëritshme të energjisë si dhe të zvogëlojnë konsumin e gjithmbarshëm të energjisë elektrike.

Sipas ndryshimeve të miratuara, Parlamenti Evropian ka vendosur që deri në vitin 2030, konsumi i energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme të energjisë të rritet në 45%, nga 22% sa është tani.

Me direktivat e vjetra, Parlamenti Evropian ishte zotuar që ky cak të ishte në 40%, raporton Kosovo.Energy.

Europarlamentarët gjithashtu kanë vendosur që BE të zvogëlojë konsumin final të energjisë elektrike për më së paku 40% deri në vitin 2030.