Search

Parlamenti evropian kundërshton etiketimin e gazit dhe energjisë bërthamore si të gjelbër

16 Qershor, 2022


Parlamenti evropian nuk ka miratuar licencën e gjelbër për gazin dhe energjinë bërthamore duke e konsideruar të dëmshëm për ambientin. Licenca ishte miratuar më parë nga komisioni evropian.

Me 76 vota kundër 62 dhe 4 abstenime, komisionet për Mjedisin dhe Çështjet Ekonomike të Parlamentit Evropian, të mbledhura në seancën e përbashkët në Bruksel, hodhën poshtë përpjekjen e Komisionit Evropian për të pranuar gazin bërthamor dhe natyror në kriteret e klasifikimit të aktivitete të qëndrueshme ekonomike, të cilat kualifikohen për investime të gjelbra.

BE do të financojë projekte të gazit që plotësojnë kushtet si financime të gjelbërta

Lexo më shumë

Dy komisionet e eurodeputetëve hodhën poshtë aktin e deleguar të Komisionit me të cilin, duke përcaktuar gazin natyror dhe bërthamor si energji “kalimtare”, atyre u jepet përkohësisht një lloj licence qëndrueshmërie.

Votimi tani do të duhet të konfirmohet nga seanca plenare e Parlamentit Evropian, nga 4 deri më 7 korrik. Nëse shumica absolute e anëtarëve – 353 – konfirmon kundërshtimin ndaj aktit të deleguar të propozuar, Komisioni do të duhet ta tërheqë ose ta ndryshojë atë.

Greenpeace refuzon taksonominë e re investive të BE, kritikon përfshirjen karburanteve fosile si investime të qëndrueshme

Lexo më shumë

Klasifikimi për aktivitet e qëndrueshme ekonomike synon të promovojë investimet e gjelbra në Bashkimin Evropian, veçanërisht në sektorin privat, duke përcaktuar qartë se cilat aktivitete janë të qëndrueshme nga pikëpamja mjedisore dhe klimatike dhe cilat jo. Synimi është gjithashtu shmangia e pretendimit mashtrues, për arsye marketingu, të përfitimeve cilësore dhe mjedisore për aktivitetet ekonomike dhe prodhimet që janë në fakt të paqëndrueshme.

Ndërsa njohin rolin e gazit fosil dhe energjisë bërthamore në sigurimin e një furnizimi të qëndrueshëm me energji gjatë tranzicionit, eurodeputetët nga Komisionet e Mjedisit dhe Çështjeve Ekonomike besojnë se standardet e shqyrtimit teknik të propozuara nga Komisioni për të përfshirë këto dy burime të energjisë në klasifikim, nuk respektojnë kriteret për aktivitete ekonomike të qëndrueshme ekologjikisht.

CAN Europe: Rrjeti i organizatave Evropiane kërkojnë të largohet përdorimi i gazit deri në 2035

Lexo më shumë

Eurodeputetët theksuan se asgjë nuk i pengon investimet në aktivitete ekonomike që nuk përfshihen në klasifikimin e Taksonomisë së Gjelbër; thjesht nuk do të jetë e mundur që investitorët t’i kualifikojnë ato si investime të qëndrueshme. Shtetet anëtare, nga ana tjetër, vazhdojnë të jenë të lira të vendosin vetë përzierjen e tyre energjetike, pasi nuk u imponohet asnjë detyrim për të investuar ekskluzivisht në asete që plotësojnë kriteret e klasifikimit.

Rezoluta e miratuar nga eurodeputetët kërkon gjithashtu që çdo amendament i ri ose akt i ri i deleguar nga Komisioni t’i nënshtrohet konsultimit publik dhe vlerësimeve të ndikimit, pasi ato mund të kenë pasoja të rëndësishme ekonomike, mjedisore dhe sociale.

//SCAN