Search

Para Konferencës së Dialogut të Tranzicionit të Energjisë në Berlin, Rizvanolli në takim me ministren e shtetit të Gjermanisë

28 Mars, 2023


Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli po merr pjesë në Konferencën e Dialogut të Tranzicionit të Energjisë në Berlin 2023.

Ajo atje është takuar me ministren e shtetit të Gjermanisë, Anna Lührmann.

“E lumtur për marrjen e informacionit mbi partneritetin e parashikuar të Tranzicionit Klimatik dhe Energjik Gjermano-Kosovar. Mezi presim ta sjellim në jetë”, ka shkruar Rizvanolli në Twitter.

Kosova është në një tranzicion energjetik dhe vendi vazhdon të përballet me probleme të furnizimit me energji.