Search

Panelet solare ishin burimi më i madh i energjisë elektrike për muajin qershor në Gjermani

06 Korrik, 2021


Sipas raportit ‘Energy Charts’ të publikaur nga Fraunofer Institute për Sisteme të Energjisë Solare (Fraunofer ISE), sistemet fotovoltaike të instaluara në Gjermani kanë qenë përgjegjëse për prodhimin e pothuajse 8TWh energji elektrike, vetëm për muajin qershor. Në anën tjetër, të dhënat poashtu theksojnë se konsumi i energjisë elektrike kishte shënuar një rritje prej 10 përqind dhe ishte mbuluar kryesisht nga termocentralet e linjitit.

Lajmin e ka bërë të ditur PV-magazine, të cilët kanë theksuar se të gjitha sistemet fotovoltaike të kyçura në rrjetin elektrik në Gjermani kanë gjeneruar rreth 7.99 teravatt për orë (TWh) energji elektrike vetëm për muajin qershor, duke vendosur një rekord për gjenerim të energjisë nga burimet solare.

Sipas raportit ‘Energy Charts’ të publikaur nga Fraunofer Institute për Sisteme të Energjisë Solare (Fraunofer ISE), rekordi parprak ishte shënuar në muajin qershor të 2020 me gjithsejt 7.3TWh.

Energjia solare udhëheq të gjitha burimet e ripërtëritshme të energjisë, energjia e erës mbetet prapa

Në këtë mënyrë, panelet solare ishin burimi më i madh i energjisë elektrike, teksa shifra prej 20.6 përqind përbënë pjesëmarrjen më të madhe energjisë solare në konsumin e energjisë për muajin qershor.

Mirëpo, rekordi më i madh për prodhim të energjisë nga energjia solare erdhi në maj të 2020, kur ishte përllogaritur të jetë përgjegjës për 20.8 të gjenerimit të enrgjisë.

Me 4.48 TWh (11.6 përqind) në muajin qërshor, energjia nga era mbeti mrapa energjisë bërthamore, që kontribuojë me 4.95 TWh, apo 12.8 përqind, të gjenerimit të energjisë elektrike.

Ndryshe, në total, pjesëmarrja e energjisë së riëprtëritshme në muajin qershor ishte 48.3 përqind, sipas Energy Charts.

Termocentralet e linjitit ende jetik për mbulimin e kërkesës në rritje të energjisë në Gjermani

Në anën tjetër, të dhënat theksojnë se konsumi i energjisë elektrike kishte pësuar një rritje prej 10 përqind dhe ishte mbulluar kryesisht nga termocentralet e linjitit, bënë të ditur Energy Charts.

Në anën tjetër, termocentralet të cilat operojnë më linjit poashtu arritën 20.6 të pjesëmarrjes në prodhimin energjetik, mirëpo prodhuan vetëm 7.96TWh për muajin që lamë pas.

Ndërkaq, gazi dhe termocentralet me thëngjill të fortë, vuajtën ndjeshëm nga cmimet e larta të karburanteve, që vijnë si rezultat i kërkesës më të madhe në tërë botën.

Mirëpo, të dhënat poashtu nënvizuan se gjenerimi nga burimet e ripërtëritshme të energjisë ka rënë ndjeshëm për pjesën e parë të vitit nëse marrim për krahasim me dy vitetet paraprake.

Kjo, sipas Energy Charts, i atribuohet në maë të madhe pjesëmarrjes së ulët të energjisë nga era.

Mirëpo, në kontrast të trendeve të viteve të fundit, prodhimi i karburanteve fosile fillimisht ishte në rritje.

Gjermania sjellë termocentral të ri me qymyr

Lexo më shumë

Gjermania, dhe katër vende të tjera kundërshtojnë klasifikimin e energjisë bërthamore si të gjelbër në BE

Lexo më shumë