Search

Objektivi i klimës net-zero mund të dështojë pa më shumë furnizim me bakër

14 Korrik, 2022


Angazhimet për të arritur neutralitetin e karbonit deri në 2050 ka të ngjarë të mbetet i paarritshëm teksa furnizmet me bakër dështojnë që të mbulojnë kërkesën në rritje për përdorim të paneleve solare, automjeteve elektrike dhe teknologjive të tjera të energjisë së ripërtëritshme, është nënvizuar në të dhënat nga S&P Global.

Lajmin e ka bërë të ditur Reuters, ku është raportuar se apetiti i botës për bakër do të arrijë 53 milion ton në baza vjetore deri në mesin e këtij shekulli – pra kërkesë të dyfishuar nga nivelet aktuale – por do të dështojë që të furnizojë duke lënë një hendek prej 2.7 milion ton pa riciklim dhe gërmim të rij për këtë metal, ka parashikuar raporti, përcjell Kosovo.energy.

“Njerëzit që thonë se ka furnizim të mjaftueshëm të bakrit atje nuk po marrin parasysh shkallën e tranzicionit të energjisë,” tha për Reuters Dan Yergin, nënkryetar i S&P. “Pa disa dhurime, nuk do të jeni në gjendje t’i arrini ato synime klimatike.”

Arritja e neutralitetit të karbonit deri në vitin 2050, një qëllim që shpesh përshkruhet si “zero neto”, është qëllimi kryesor i Marrëveshjes së Parisit për Klimën. Bakri përdoret për të bërë instalime elektrike që gjenden në një sërë pajisjesh elektronike. Automjetet elektrike përdorin dy herë më shumë bakër sesa motorët me djegie të brendshme.

Importet e bakrit në SHBA, sipas raportit, ka të ngjarë të rriten nga rreth 44% e konsumit të vendit këtë vit në 67% deri në vitin 2035. Disa miniera të propozuara të bakrit në të gjithë vendin përballen me kundërshtime të forta politike, të cilat mund të kufizojnë rritjen e prodhimit vendas.

Raporti tha se përdorime më efikase të bakrit nëpërmjet inovacionit teknologjik ka më shumë gjasa sesa të kërkohet nga konsumatorët të përdorin më pak produkte të ndërtuara me bakër.