Search

Njësia A5 e TC ‘Kosova A’ pritet të kthehet në funksion në fillim të prillit

10 Janar, 2023


Njësia A5 e termocentralit ‘Kosova A’ pritet të kthehet në operim në fillim të muajit prill të 2023. Kështu parashihet nga Korporata Energjetike e Kosovës. Kontrata për remontin e turbinës dhe gjeneratorit të Njësisë A5 të TC “Kosova A” është nënshkruar më 5 dhjetor.

“Operatori ka filluar aktivitetin riparues” – thuhet në përgjigjen e KEK-ut.

Ndërsa kontrata për remontin e kaldasë, sipas KEK-ut pritet të përfundohet deri më 13 janar.

Remonti i A5-shit më në fund do të nisë në janar të 2023-s

Lexo më shumë

“Si përfundim, blloku A5 pritet të ri-kthehet në operim në fillim të muajit prill” – vazhdon përgjigja e KEK-ut.

Përpjekja për remontin e Njësisë A5 kishte filluar që nga gushti, Tenderi me procedurë të hapur për remont kapital të njësisë A5, i shpallur në fund të muajit gusht kishte dështuar pasi nuk kishte pasur ofertues andaj tenderi i dytë ishte hapur me procedurë të negociuar. Për remontin e njësisë A5, KEK-u ka zhvilluar procedurën e negociatave me disa operatorë.

Blloku A5 i termocentralit “Kosova A” ka kapacitet prej 210 megavatë për orë.

Klikoni për të lexuar artikullin e plotë.