Search

Nënshkruhet marrëveshja në vlerë 6 Milion Euro nga FKGK dhe KfW

25 Nëntor, 2021


Sot u nënshrua marrëveshja mes Fondit Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) dhe KfW – Banka Gjermane për Zhvillim. Këtë marrëveshje e nënshkruan nga Dr. Klaus-Martin Müller, Drejtor për Europën Juglindore dhe Turqi nga KfW- Banka Gjermane për Zhvillim dhe z. Besnik Berisha – Drejtor Menaxhues i Fondit për Garanci Kreditore.

Granti në vlerë prej 6 milion Euro, do të shfrytëzohet për të rritur kapitalin garantues të FKGK-së si përgjigje ndaj pandemisë Covid-19 me qëllim të lëshimit të garancive të reja për institucionet financiare partnere në dobi të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, veçanërisht për të mbështetur efiçencën e energjisë, efiçencën e burimeve dhe investimet në energjinë e rinovueshme (“Dritarja e Gjelbër”).

Në ceremoninë e nënshkrimit ishin të pranishëm z. Hekuran Murati – Ministër i Financave në Republikën e Kosovës; z. Jörn Rohde – Ambasador i Gjermanisë në Republikën e Kosovës; Fehmi Mehmeti Guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës; Dr. Klaus-Martin Müller, Drejtor për Europën Juglindore dhe Turqi nga Banka Gjermane për Zhvillim – KfW; të cilët mbajtën nga një fjalim rasti në këtë ceremoni.

Në shenjë falendrimi për përkrahjen e vazhdueshme nga KfW ju nda plaketë mirënjohjeje nga Drejtori Menaxhues z. Besnik Berisha.