Search

Në vitin 2020, SHBA-të regjistruan nivelet më të ulëta të emetimeve të CO2 nga energjia në gati 40 vjet

27 Korrik, 2021


Si rezultat i masave të implementuar ndaj pandemisë COVID-19 për të evituar rritjen e numrit të rasteve dhe për të ruajtur shëndetin e përgjithshëm publik, duket se edhe emetimet e CO2 nga konsumi i energjisë në SHBA kanë parë rënie të ndjeshme, duke shënuar nivelet më të ulëta që nga 1983.

4.6 miliard ton (Bmt) të CO2 janë emetuar në 2020, një rënie perj 11% nga viti 2019, që përbënë uljen më të madhe të regjistruar, sipas raportit të rishikimit mujor të institucionit EIA.

Konsumi i naftës përllogaritet për 45% të totalit të emetimeve CO2 për 2020 në SHBA

Tutje, konsumi i naftës ishte përllogaritur për 2.0 miliard ton të emetimeve të CO2 në kuadër të sektorit të energjisë, apo rreth 45% të totalit të vendit për vitin 2020.

Sipas EIA, rreth 77% të emetimeve të CO2 nga konsumi i naftës kishte ndodhur në sektorin e transportit në vitin 2020.

Në vitin 2020, konsumi i gazit natyral përllogaritet të jetë përgjegjës për 1.7 miliard ton CO2, apo rreth 36% të totalit të regjistruar.

Ndërkaq, rreth 38% të emetimeve të CO2 vijnë nga gazy natyror në sektorin e energjisë elektrike, dhe 32% ishin në sektorin e industrisë.

Thëngjilli përgjegjës për 19% të emetimeve totale të CO2, mirëpo 54% në kuadër të sektorit të energjisë

Në anën tjetër, konsumi i thëngjillit ishte përllogaritur për rreth 0.9 miliard ton të të CO2, apo rreth 19% të emetimeve CO2, që përfaqëson nivelet më të ulta që nga viti 1973, sipas EIA.

Në këtë mënyrë, thëngjilli ishte përgjegjës për rreth 54% të emetimeve të CO2 të sektorit të energjisë, ndonëse thëngjilli kishte vetëm 19% pjesëmarrje në gjenerim e energjisë elektrike vitin e kaluar në SHBA.

Sidoqofotë, njoftimi poashtu ka raportuar emetimet nga sektori i industrisë që ishte përgjegjës për rreth 1.3 miliard ton të CO2 në 2020.

Sipas EIA, konsumi direkt i gazit natyror ishte përgjegjës për 41% të emetimeve të CO2 në këtë sektor, pasuar nga gjenerimi i energjisë elektrike me rreth 28%, nafta 25%, sidhe thëngjilli me 7%.

Konsumi i energjisë në sektorin rezidencial ka shënuar rënie në vitin 2020, edhe pse njerëzit kaluan më shumë kohë në shtëpi

Kurse sektori rezidencial apo banimit, sipas EIA, ishte përgjegjës për rreth 0.9 miliard ton të CO2 për vitin 2020 në SHBA.

Mirëpo, të dhënat theksojnë se konsumi i energjisë në sektorin rezidencial ka pësuar një rënie të përgjithshme në 2020, ndonëse njerëzit kanë shpenzuar më shumë kohë brenda hapësirave të tyre të banimit.

Në këtë mënyrë, në vitin 2020 sipas EIA, gjenerimi i energjisë elektrike është përllogaritur të jetë përgjegjës për 64% të emetimeve të CO2 nga kjo kategori, ndërsa konsumi direkt i gazit natyral ishte përgjegjës për 29% të emetimeve të CO2.

Sektori komerical i SHBA për vitin 2020 ka emetuar 0.7 miliard ton CO2, apo 16% të totalit të emetimeve, më së paku nga sektorët e lartëpërmendur.
Në 2020, 69% e CO2 emetimeve të sektorit komerical ishin nga gjenerimi i energjisë elektrike, dhe 24% nga konsumi direkt i gazit.

Ndryshe, marrë parasysh tash se vendi është duke dalur nga masat më restriktive të implikuara përgjatë pandemisë, pritet që udhëtimet dhe ekonomia të fillojë të marrin hovin e dikurshëm.
Mirëpo, me rritjen e këtyre të fundit EIA ka parashikuar edhe rritje të emetimev të CO2. Sipas tyre, emetimet do të rriten me 0.3 miliard ton apo 7% në 2021.