Search

Në shtator kosovarët konsumuan 6.1% më pak rrymë se një vit më herët

22 Nëntor, 2022


Sipas bilancit të energjisë në Kosovë për muajin shtator 2022, të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, kosovarët konsumuan 6.1% më pak rrymë në shtator 2022, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit të kaluar.

Në muajin shtator të vitit 2022, prodhimi bruto nga termocentralet i energjisë elektrike ishte 460.04 GWh, prodhimi bruto nga hidrocentralet e energjisë elektrike ishte 9.03 GWh. dhe prodhimi bruto nga era dhe ajo solare e energjisë elektrike ishte 35.75 GWh.

Gjatë muajit shtator të vitit 2022, energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 454.52 GWËh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 314.96 GWh, ose 6.1% më i vogël me muajin e njëjtë të vitit paraprak. Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 14.22%.

Ndërkaq, importi i energjisë elektrike në shtator të vitit 2022 ishte 273.26 GWh, kurse eksporti i energjisë elektrike në të njëjtën periudhë ishte 323.55 GWh (këtu është i përfshirë edhe transmisioni).

Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 8.44 mijë ton, ose 57.22% më shumë sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak.