Search

Në Mbretërin e Bashkuar po instalohen 586 panele solare në çati çdo ditë – hovi vjen si pasojë e faturave të mëdha të energjisë

05 Qershor, 2023


Leximi i këtij artikulli zgjatë: 3 minuta

Çmimet e larta të energjisë elektrike i shtyjnë qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar të instalojnë më shumë sisteme solare në çati se kurrë më parë.

Më shumë instalime të paneleve solare nëpër ndërtesa banimi dhe komerciale pritet të bëhen këtë vit se kurrë më parë. Një nga stimulimet kryesore të kësaj rritje në MB është kostoja e lartë e energjisë elektrike.

Nëse modeli aktual i rritjes vazhdon, rreth 230,000 instalime do të bëhen në vitin 2023, sipas të dhënave më të fundit nga organi i industrisë Solar Energy UK dhe certifikuesi MCS. Kjo do të rriste numrin e sistemeve solare në çati nga 1.24milionë në 1.47milionë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Kapaciteti i përgjithshëm solar tani mendohet se po i afrohet 16GW, kurse 17 GW do të arrihet deri në fund të vitit.

Në përgjithësi, një numër rekord i sistemeve FV nën 50 kW u instaluan në mars, duke arritur në 17,595 gjithsej, ose 568 instalime të reja në ditë.

Rritja e fundit sugjeron që konsumatorët janë më pak të shqetësuar për kostot fillestare të instalimeve të reja, në një treg të përcaktuar nga faturat e larta të energjisë dhe çmimet afër rekord të energjisë. Aktualisht në MB, instalimet e paneleve diellore zakonisht kushtojnë rreth 6,000 £, me një kohë kthimi prej 10-11 vjet, siç tregohet në të dhënat nga Money Saving Expert.

“Dielli është forma më e popullarizuar e prodhimit të energjisë në mesin e publikut britanik dhe kërkesa e konsumatorëve nuk ka qenë kurrë më e lartë, por shkalla e instalimit në çati duhet të dyfishohet për të ndihmuar në arritjen e 70 GW deri në vitin 2035. Numri i parqeve diellore gjithashtu do të duhet të rritet ndjeshëm. Jam i kënaqur që tani kemi liderë të industrisë që punojnë drejtpërdrejt me qeverinë për të zgjidhur pengesat dhe për të maksimizuar përfitimet që ofron energjia diellore për kombin, “tha shefi ekzekutiv i Solar Energy UK Chris Hewett.

//Oil Price