Search

Në Kosovë ndalohet shitja e ndërprerësit Easypact CVS të Schneider

23 Mars, 2022


Përmes një komunikate për media, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se Inspektorati i Tregut është duke punuar për largimin nga tregu të produktit Easypact CVS të brendit Schneider.

“Easypact CVS mund të përmbajë një komponent të papërshtatshëm që mund të bëjë, në kushte të caktuara, automati të mos funksionojë siç është synuar (në prodhimin e tij). Nëse ndodh diça e tillë, mund të ekzistojë rreziku për lëndim personal të përdoruesit dhe/ose dëmtim të pronës”, thuhet në komunikatë.

Ata kanë ftuar të gjithë qytetarët të njoftojnë Inspektoratin e Tregut nëse hasin në produktin e lartëcekur, ose të njejtin ta kthejnë tek shitësi ku e kanë blerë, kjo pasi që ky produkt rezulton se nuk është i sigurtë.

“U ndalohet të gjithë operatorëve ekonomikë që këtë produkt ta vendosin në shitje. Nëse ata posedojnë produkte të tilla ta njoftojnë Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe në procedurë të rregullt ta largojnë nga tregu”, ka thënë Ministria në komunikatën për media.