Search

Në Amerikë kanë filluar propozimet për projektligj që do të kërkoj vendosjen e paneleve solare në ndërtesa të reja

29 Mars, 2023


Një ligjvënëse e Rhode Island po kërkon të bëjë obligative vendosjen e paneleve diellore në ndërtesat e reja në të gjithë shtetin.

Jennifer Boylan, një demokrate, po sponsorizon një projekt-ligj që kërkon që shumica e ndërtimeve të reja të përfshijnë panele diellore. “Tani është koha të lëvizim,” tha ajo. “Sa herë që ndërtojmë një ndërtesë të re, qoftë shkollë, shtëpi apo ndërtesë komerciale, dhe nuk vendosim panele diellore, është një mundësi e humbur”.

Ajo argumenton se me këtë projektligji do të vinin përfitime mjedisore dhe ekonomike. “Konsumatorët do të paguajnë më pak për energjinë, ata do ta gjenerojnë atë vetë dhe në të njëjtën kohë vendosja e paneleve solare në çati krijon vende të punës së gjelbra si dhe reduktojn gjurmën e karbonit”, tha Boylan.

Boylan ka treguar se në shtëpinë e saj ka të vendosura panele diellore. Ajo tha se u deshën rreth shtatë vjet për të filluar të kthente fitimin. “Po kursej shumë para,” tha ajo. “Faturat e mia të energjisë elektrike janë zvogëluar dhe fitoj të ardhura prej tyre gjithashtu”.

Boylan tha se shpreson që projektligji të paktën të ndezë një bisedë mbi këtë temë. “Ndoshta për momentin ne nuk jemi në pozitë për të mandatuar këtë projektligj, por duhet të fillojmë të flasim për këtët çështje” tha Boylan. “Ne duhet të fillojmë të mendojmë në këtë mënyrë. Me kalimin e kohës, do të arrijmë në pikën ku çdo ndërtesë e re e ka të instaluar panele. Pra, le të fillojmë bisedën dhe të mendojmë se si mund ta bëjmë këtë të ndodhë më shpejt.”

Projektligji është planifikuar për një seancë dëgjimore të enjten.

//JWAR