Search

Ndërmarrjet në Maqedoninë e Veriut propozojnë nëntë masa për krizën energjetike

24 Maj, 2023


Ndërmarrjet në Maqedoninë e Veriut kanë kërkuar nga qeveria përkrahje për krizën energjetike dhe kanë propozuar nëntë masa të ndryshme.

Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut ka dërguar shkresat me nëntë propozimet tek të gjitha institucionet shtetërore dhe publike në sektorin e energjisë, duke përfshirë edhe Ministrinë e Ekonomisë, ndërmarrjen shtetërore prodhuese ESM, operatorin e sistemit të transmisionit – MEPSO, ndërmarrjen kombëtare të gazit – NER, zyrën e rregullatorit – ERC, Ministrinë e Mjedisit, Akademinë e Shkencave si dhe bursën maqedone të tregtimit me energji elektrike, MEMO, raporton Balkan Green Energy News.

1. Prodhimi dhe importi i rrymës nga ESM

Oda Ekonomike ka propozuar që ESM-ja të përshatë prodhimin e energjisë elektrike me çmimet e naftës dhe qymyrit. Për shembull, nëse rritet prodhimi nga projektet diellore, ESM duhet ta blejë atë në treg, por edhe ta importojë, e jo të prodhojë rrymë në termocentralet e veta duke përdorur naftën dhe qymyrin.

2. Investime në burime të ripërtëritshme të energjisë dhe rrjet

Ministria e Ekonomisë dhe autoritetet tjera duhet të stimulojnë ndërtimin e llojeve të ndryshme të impianteve të energjisë së ripërtërtishme, të sigurojnë shpërndarjen e njejtë të investimeve në Maqedoninë e Veriut si dhe të planfiikojnë investimet në rrjetin e shpërndarjes, në pajtim me Strategjinë Kombëtare të Energjisë.

Zgjerimi i shpejtë i prodhimit nga burimet fotovoltaike do të çekulibrojë sistemin energjetik, andaj është e nevojshme të stimulohet ndërtimi i impianteve të biogazit dhe të erës dhe të përfundojë ndërtimi i hidrocentraleve të vogla që shteti ka në plan, kanë kërkuar ndërmarrjet, transmeton Kosovo.Energy.

3. Bateritë

Ata gjithashtu kanë nënvizuar nevojen për të përkahur investitorët dhe objektet industrial në instalimin e baterive për të bërë ruajtjen e energjisë elektrike të prodhuar nga burimet e ripërtëritshme të energjisë. Masat përfshijnë edhe lehtësimin e procedurave dhe uljen e tarifave, si dhe uljen e taksave doganore deri në eliminimin e plotë të tyre, sipas shembullit të Bashkimit Evropian.

4. Çebren

Ndërtimi i hidrocentralit reversibil në Çebren është shumë i rëndësishëm si një ndër alternativat për ruajtjen e energjisë elektrike të tepërt të prodhuar nga fotovoltaikët. Sipas bizneseve, kjo është një zgjidhje afatgjate.

5. Ndërmarrjet dhe blerja e energjisë elektrike

Ndërmarrjet duhet të kuptojnë realitetin e ri që ka të bëjë me ndryshimet në çmimet e rrymës gjatë ditës, dhe të blejnë energjinë elektrike sipas kërkesave të proceseve të tyre teknologjike. Kjo do të thotë se ato duhet menaxhuar konsumin dhe procesin e prodhimit, duke iu përshtatur çmimeve të energjisë elektrike në treg gjatë ditës.

6. Hidrogjeni

Hidrogjeni, si lëndë djegëse e së ardhmës dhe një alternative për konvertimin dhe ruajtjen e energjisë së tepërt të prdohuar, duhet të përfshihet në strategjinë energjetike gjatë procesit të rishikimit të këtij dokumenti.

7. Garancitë e origjinës

Ndërmarrjet i kanë kërkuar qeverisë të mundësojë dhe sigurojë lëshimin e garancive të origjinës të verifikuara ndërkombëtarisht.

8. Bursa e tregtimit të energjisë elektrike

Ndërmarrjet kanë mirëpritur themelimin e tregut të energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut, por në mënyrë që i njejti të bëhet likuid, të gjithë konsumatorët shtetërore duhet të jenë pjesë e tregut me shumicë të vendit. Me fjale tjera, të gjithë duhet të sigurojnë energjinë e tyre elektrike në bursën e themeluar të Maqedonisë së Veriut.

9. Gazsjellësit

Ndërmarrjet kanë kërkuar nga ndërmarrja shtetërore e gazit të përfundojë ndërtimin e gazsjellësve më të rëndësishëm, si dhe të ndërtojnë rrjetin e distribuimit në qytete tjera.

/Kosovo.Energy