Search

Muja: Opozita po donë ta fus Kosovën në kolaps energjetik

24 Maj, 2022


Deputeti i LVV-së, Armend Muja pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka deklaruar para mediave se vendimi i Gjykatës së Apelit nuk është që të kthehet në pikën zero vendimi i ZRRE-së.

“Nuk ka vendim për zhbërjen e tarifave apo kthimin e tyre në pikën zero”, ka thënë Muja.

Ai ka shtuar se baza e kërkesës së PDK-së ka qenë e paligjshme.

“Gjykata e ka aprovuar kërkesën e PDK-së që të pezullohet vendimi deri sa të ketë aktgjykim të formës së prerë. Baza e kërkesës është e paligjshme. Unë besoj që ka një përpjekje e opozitës që të ketë një koordinim të plotë e që të pamundësohet ose që Kosova të vendoset në një kolaps energjetik. Opozita duhet të ketë parasysh se këto përpjekje, unë besoj se janë të pamatura. Por megjithatë Kosova njihet për organizimin e mirë të krizës energjetike”, tha Muja.

//Telegrafi