Search

Moti i ligë shkakton prishje në rrjet, KEDS apelon tek konsumatorët të lajmërojnë prishjet

03 Dhjetor, 2021


Si pasojë e kushteve atmosferike që po mbretërojnë në vendin tonë, rrjeti elektrik në disa distrike është afektuar nga dëmet që janë shkaktuar dhe si rrjedhojë në ato zona ka edhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Sipas njoftimit nga KEDS, deri më tash distriktit i Pejës dhe Gjakovës janë ndër më të afektuarit.

‘Ekipet tona janë në terren duke punuar në sanimin e dëmeve në mënyrë që të rikthehet furnizimi me energji sa më parë ndërkaq KEDS ka angazhuar edhe ekipe shtesë për ta mbajtur situatën nën kontroll’, ka sqaruar KEDS.

KEDS bën apel që të kihet kujdes nga konsumatorët dhe në rast se hasin në avari, asesi të mos afrohen por të kontaktojnë Qendrën e Thirrjes në 0800 791 00.