Search

Morgan Stanley: Thëngjilli do të largohet nga sistemi elektrik i SHBA-ve deri në vitin 2033

03 Shkurt, 2021


Morgan Stanley parashikon se përdorimi i thëngjillit në sektorin e energjisë elektrike në SHBA do të ndërpritet në vitin 2033, ndërsa vazhdon presioni për një sistem të energjisë elektrike pa karbon.

Morgan Stanley është një bankë amerikane e investimeve dhe kompani e shërbimeve financiare që ofron analiza të integruara të ndërmarrjeve, sektorëve, tregjeve dhe ekonomive.

Ndër vendimet e para, Biden rikthen SHBA-të në marrëveshjen e Parisit

Lexo më shumë

Thëngjilli do të zëvendësohet më së shumti me burime të ripërtëritshme, të cilat pritet të furnizojnë 39 për qind të energjisë elektrike në vitin 2030, dhe 55 për qind në vitin 2035, ka nënvizuar raporti i fundit i publikuar nga Morgan Stanley.

Në largimin e thëngjillit është duke ndikuar edhe rritja e numrit të shteteve që zbatojnë ligjet në shërbim të zovgëlimit të emetimeve të karbonit.

Rikthimi i hovshëm i thëngjillit në SHBA vitin që po lëmë pas – afatshkurtër dhe i papërfillshëm

Raporti nënvizoi se thëngjilli ka furnizuar afër 20 për qind të energjisë elektrike në SHBA në vitin që po lëmë pas.

Sipas parashikimeve të Departamentit të Energjisë, varësia nga thëngjilli mund të arrijë deri në 22 për qind në vitin 2021, kryesisht për shkak të çmimeve të larta të gazit natyror.

Al Gore: Biden duhet të forcojë angazhimin e SHBA-ve për të ulur emetimet

Lexo më shumë

Mirëpo, rikthimi jetëshkurtër i thëngjillit nuk do të ndikojë në përkushtimin global për largim të thëngjillit, që së fundmi po fuqizohet jashtzakonisht shumë nga Presidenti Joe Biden.

‘Çmimet e gazit natyror mund të rriten deri në 48 për qind këtë vit dhe kjo do të ndikojë në nxitje të prodhimit të rrymës nga thëngjilli, por edhe të emetimeve të karbonit në vitin 2021, sidoqoftë, ne parashohim rënie të vazhdueshme të përdorimit të thëngjillit pas kësaj’, kanë thënë analistët e Morgan Stanley në raport.