Search

MMPHI pezullon tenderin 2 milionësh për efiçiencë të energjisë në komuna

15 Prill, 2021


Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka pezulluar tenderin mbi 2 milionë eurosh për zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë në ndriçim publik në 23 komuna.

MMPHI ka vendosur të pezullojë tenderin pasi ishte bërë një ankesa nga një operator ekonomik, me c’rast është kërkuar edhe rishqyrtimi i tenderit.

Përmes projektit, Ministria ka për qëllim të ulë kostot financiare të ndriçimit publik me zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë për 70 për qind, dhe pret që kthimi i investimit do të bëhet brenda dy viteve.

Ministria e Mjedisit shpallë tender për ndriçim efiçient publik në 23 komuna me vlerë 2,37 milion euro

Lexo më shumë

‘Projekti do të kontribuojë edhe në arritjen e cakut prej 11% për kursim te energjisë. Republika e Kosovës është nënshkruese e Traktatit te Komunitetit te Energjisë, ku ka marr edhe obligime ne raport Komisionin Evropian, prandaj Ministria ne bashkëpunim me Komuna dhe donatorë planifikon te zhvillojë këtë projekt ne një përiudhë trevjeçare’, ka thënë Ministria në dosjen e publikuar të tenderimit.

Tenderi ishte publikuar më 11 mars dhe fillimisht ishte synuar të zhvillohej në procedurë të përshpejtuar, ndërsa pak më vonë ishte vendosur të kthehej në procedurë të rregullt.

Vlera e parashikuar e kontratës është rreth 2,37 milion euro, ndërsa zbatimi i projektit do të zgjasë tre vite.

Minsitria e Mjedisit ka thënë që zbatimi i projektit të ndriçimit efiçient publik do të kursejë buxhetin komunal me rreth 3,31 milion euro në vit.