Search

Ministrja Rizvanolli dhe kryetari i Rahovecit diskutojnë ankandin e parë solar të vendit

08 Dhjetor, 2022


Ministria e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka pritur në takim kryetarin e Rahovecit, Smajl Latifi.

Gjatë takimit, Ministrja Rivnalloi dhe Latifi kanë diskutuar për bashkëpunimin potencial mes Ministrisë së Ekonomisë dhe Komunës së Rahovecit për ankandin e parë solar të vendit.

Ky ankand, i cili do të lancohet së shpejti, do të ketë kapacitet prej 100 MW dhe do të ketë kontribut domethënës në diversifikimin e miksit të energjisë në Kosovë dhe në tranzicionin e gjelbër.

Në kohë kritike për sektorin, ky ankand dhe të tjerët që do të pasojnë, luajnë rol kritik për rritjen e sigurisë së furnizimit.