Search

Ministrja Rizvanolli dhe Kryeministri diskutojnë investimet në energjetike me investitorët nga Zvicra

17 Janar, 2023


Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli së bashku me Kryeministrin Albin Kurti dhe përfaqësues të tjerë të Qeverisë, kanë prezantuar në Cyrih të Zvicrës para 60 investitorëve, zhvillimet, planet dhe mundësitë për investime në dy sektorët kyçë që mbulon Ministria e Ekonomisë.

Ministrja Rizvanolli ka theksuar se është kënaqësi të dëgjojmë vlerësimet pozitive të pjesëmarrësve për përparimin e Kosovës në fusha si sundimi i ligjit e qeverisja e mirë, që bashkë me potencialin ekonomik të vendit e të rinisë sonë të mrekullueshme, kanë bërë që ata ta konsiderojnë Kosovën si lokacion i investimeve të tyre.

Ajo, ka shtuar se në mesin e pjesëmarrësve, si gjithmonë edhe profesionistë të suksesshëm nga diaspora që janë përherë të gatshëm për të ndihmuar me përvojën e ekspertizën e tyre.

Ministrja Rizvanolli ka pohuar se ne jemi të përkushtuar në investime të vazhdueshme në infrastrukturën energjetike, të TIK-ut dhe sektorëve të tjerë, për krijimin e kushteve sa më të favorshme për investitorët vendorë e të huaj.