Search

Ministrja Rizvanolli dhe Ambasadori Rohde vizitojnë projektin 3 megavatësh solar në Lipjan

24 Nëntor, 2022


Shkëlqesia e tij Ambasadori gjerman Rohde së bashku me Ministren e Ekonomisë Artane Rizvanolli, Drejtoreshën ekzekutive e ProCredit Bank Eriola Bibolli dhe Drejtoreshën ekzekutive të OEGJK-së Nora Hasani, vizituan parkun solar me kapacitet prej 3 megavatësh në Lipjan, dhe vëzhguan për së afërmi fillimin e punimeve në këtë park.

“OEGJK është krenare që investimi gjerman PowerPlant 3MW është duke u ndërtuar nga kompanitë anëtare JAHA Solar dhe Electra si fitues të tenderit ndërkombëtar të ProEnergy LLC, si projekt i planit të ProCredit Holding AG për të arritur neutralitet të karbonit si institucion”, thuhet në njoftimin e publikuar nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, OEGJK.

OEGJK mbështet dhe në mënyrë aktive do të vazhdojë edhe më tutje promovimin e investimeve në energji të ripërtëritshme.

Photo by: Arber Berisha/KDWV