Search

Ministrja diskuton sektorin e energjisë dhe projektin Solar4Kosovo me përfaqësuesit e KfW

02 Shkurt, 2023


Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka pritur në takim Vera Baumann, Shefe e Bashkëpunimit për Zhvillim në Ambasadën e Gjermanisë, Moritz Reme, Drejtor i Zyrës së KfW-së në Kosove dhe Bahrije Dibra, përgjegjëse për implementimin e projekteve të KfW-së në sektorin financiar në Kosovë.

Ministrja Rizvanolli me përfaqësuesit e KfW-së diskutuan për projektet aktuale në fushën e energjisë, eficiencës dhe në fushën e TIK-ut.

Në takim, gjithashtu u diskutua për progresin e projekteve të përbashkëta, si Solar4Kosova si dhe në investimet në eficiencë të energjisë në shkolla.