Search

Ministria fton OJQ-të për procesin e hartimit të Planit Kombëtar për Energji dhe Klimë

31 Janar, 2023


Ministria e Ekonomisë dhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës janë në proces të themelimit të grupit punues për Planin Kombëtar për Energji dhe Klimë 2025-2030 në përputhje me kërkesat e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë.

Thirrja u publikua pak ditë pasi Ministria e Ekonomisë kishte ftuar organizatat të marrin pjesë në hartimin e masave dhe subvencioneve të reja të efiçiencës së energjisë në Kosovë.

Plani Kombëtar për Energji dhe Klimë 2025-2030 është një dokument kyç që përfshinëo bjektivat dhe politikat kryesore për të adresuar ndryshimet klimatike dhe promovuar një të ardhme të qëndrueshme energjetike.

Ministria fton OJQ-të për të bashkëpunuar në disejnimin e masave

Lexo më shumë

“Ky plan gjithashtu përfshinë masat që do të ndërmerren për të arritur targetet për energji dhe klimë të aprovuara në Komunitetin e Energjisë, përmes përmirësimit të efiçiencës së energjisë, përmirësimit të sigurisë energjetike dhe tregut të energjisë, si dhe zhvillimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë”, ka shkruar Ministria në komunikatën për media.

Ministria ka ftuar të gjithë përfaqësuesit e shoqërisë civile, që në fushëveprimtarinë e tyre kanë energjinë dhe klimën të marrin pjesë në takimin e organizuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, për të diskutuar rreth rolit dhe angazhimit së shoqërisë civile në hartimin e PKEK-së.

Takimi mbahet me datën 3 shkurt 2023, në objektin e Ministrisë së Ekonomisë nga ora 10:00 – 12:00.