Search

Ministria e Mjedisit prezanton konceptin për restaurimin e ‘Zallit të Rupës’, shoqëria civile kundërshton

23 Nëntor, 2021


Me përzgjedhjen e “River Watch”, si palë neutrale të përcaktuar nga MMPHI dhe Kelag, për vlerësimin dhe ekspertizën mjedisore të Hidrocentralave në Deçan, eksperti i Institutit të Inxhinierisë Hidraulike dhe Hulumtimit për Lumenjë (IWA), nga Viena, Dr. Christoph Hauer, paraqiti konceptin e restaurimit të “Zallit të Rupës”, ëshktë bërë e ditur përmes një njoftimi në faqen zyrtare të Ministrisë në Facebook.

Në dokument janë prezantuar, analiza të karakteristikave gjeologjike, hidrologjike dhe topografike, kështu duke diagnostifikuar situatën prezente, analizën deficitare dhe matjet e nevojshme.

Rezultatet e konceptit të restaurimit të kësaj zone janë diskutuar dhe janë marrë në konsideratë për vlerësim dhe elaborim të mëtutjeshëm në takimin e sotëm, nga Ministri z. Liburn Aliu, dhe zëvendës Ministrja znj. Linda Çavdarbasha.

Për më tepër, sipas ministrisë ky është cilësuar si një hap i rëndësishëm për përmirësimin e gjendjes së Zallit të Rupës, në mënyrë që të krijohet një standard funksional i Hidrocentraleve, po që ministry Aliu ka insisituar që të bëhet shqyrtim i mëtutjeshëm i prurjes së pranueshme ekologjike për të tri Hidrocentralet e tjera që janë në emër të Kelag.

Koncept dokumentin për restaurimin e ‘Zallit të Rupër’ mund ta gjeni duke klikuar këtu.

Shpresa Loshaj nga Pishtarët: Riverwatch NUK e ka pranuar këtë koncept apo këtë qasje të Ministrise dhe Ministrit Liburn Aliu

Mirëpo, kjo komunikatë ka hasur në reagim nga aktivistja dhe zëri më i dëgjuar për cështjen e hidrocentraleve në atë zonë, Shpresa Loshaj nga Organizata Pishtarët.

Loshaj në reagimin e saj ka theksuar se organizata Riverëatch NUK e ka pranuar këtë koncept apo këtë qasje të Ministrise dhe Ministrit Liburn Aliu ‘qe pranon koncepte qe nuk jane zhvilluar me publikun’.

Aktivistja nuk hezitoi t’i etiketojë qeverinë aktuale të njëjtë me qeveritë e kaluara në trajtimin e këtij rasti, duke vlerësuar se perderisa Kelkosi bën “zgjidhje” vetëm dhe nuk mer përgjegjësi, Ministria e Ambientit është aty për të ju dhënë “aminin” çkado që kompania Kelkos kërkon.

Ajo theksoi se Ministri Aliu është duke e përgatitur terenin për aprovimin e dy hidrocentraleve për të filluar operimin sa më parë, përkundër që gjykata i ka pezulluar lejet.

Krejtësisht në fund Loshaj tha se çdo koncept apo çkado tjeter duhet te zhvillohet me transparence dhe se bashku.

Ky është reagimi i plotë i Shpresa Loshaj nga organizata Pishtarët:

Per publikun e nderuar qe te kuptojne se “ky hap i rendesishem” eshte tentim i mashtrimit te popullit, dhe me kryesorja manipulim me emrin e organizates Riverëatch.

Kelkosi dhe Ministria jane duke u munduar ta shesin nje “zgjedhje” per Zallin e Rupes. U munduan te na fusin ne kete loje edhe ne dhe si fillim kerkuam te hartojme nje plan punues se çka do te perfshi kjo “zgjidhje”, e jo te pranojme çkado qe na ofron Kelkosi. Ashtu nuk deshten sepse e kishin pase zgjedhjen hazer dhe vazhduan vetem, prapa dyerve te mbyllura.

Te jemi te qarte se organizata @Riverëatch NUK e ka pranuar kete koncept apo kete qasje te Ministrise dhe Ministrit Liburn Aliu qe pranon koncepte qe nuk jane zhvilluar me publikun. Parimi kryesore i Riverëatch dhe ne ka qene pjesemarrja publike ne hartim dhe jo te vazhdojme si me pare. Ministria po manipulon me emrin e tyre, dhe kjo tradheti eshte edhe nje shkalle me e sofistikuar se e qeverise se kaluar.

Te njejten gje e paten bere edhe qeveria e kaluar, ku bashke me Kelkosin dhe pa pjesemarrje te publikut na paraqiten zgjedhje. Kjo nuk eshte pranuar atehere, nuk do te pranohet as tash dhe asnjhere perderisa Kelkosi ben “zgjedhje” vetem dhe nuk mer pegjegjesi, dhe Ministria e Ambientit eshte aty per te ju dhene “aminin” çkado qe Kelkosi kerkojne.

Kjo eshte deshmi se Kelkosi dhe as qasja e institucioneve tona nuk ka nderru fare. Gjithmone mundohen te punojne pas shpines se popullit. Sot Ministria paska dale publik se eshte bere nje hap i rendesishem. Me kete, Ministri Aliu eshte duke e pergatitur terenin per te i aprovuar qe dy HC te fillojne operim sa me pare. Perkunder qe Gjykata i ka pezulluar lejet. Tash ndoshta ju bie ne mend se pse i ka “terheq” Ministria lejet e Kelkosit para disa diteve. Kjo mund te ndodhe siç ka ndodhe edhe me qeverine e kaluar por Ministri nuk e ka legjitimitet qe te vendose per ne sepse ne nuk pranojme çka te ofroje Kelkosi. Çdo koncept apo çkado tjeter duhet te zhvillohet me transparence dhe se bashku. Ky hap eshte veç tentim i Ministrise dhe Kelkosit qe te mashtrojne popullin.

Transparence, jo tradheti!