Search

Ministri Murati pret në takim delegacionin e MCC-së për Kosovë

27 Janar, 2023


Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati ka pritur sot në takim drejtorin e ri të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit për Kosovë, Rinor Gjonbalaj dhe delegacionin e tij.

Bëhet e ditur se në takim u diskutua lidhur me rrjedhën e projektit për bateri.

Sipas njoftimit, ministri Murati u njoftua që shumë shpejt do të fillojë dizajnimi detaj i projektit, i cili shënon edhe hapjen e rrugës drejt realizim të projektit.

“Delegacioni i MCC-së falenderoi Ministrin Murati dhe Sekretarin Spahiu për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Programit Kompakt, me theks të veçantë angazhimin e personelit të Ministrisë në zbatimin e projektit.Me këtë rast, Ministri theksoi se ministria që ai drejton mbetet e përkushtuar në mbështetjen e projektit Kompakt, i cili është i një rëndësie tejet të veçantë për qëndrueshmërinë e sektorit energjetik në vend, veçanërisht në diversifikimin e burimeve energjetike”, thuhet në njoftim.

Teksa theksohet se Programi Kompakt zbatohet në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të përfaqësuara nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit dhe kap vlerën prej 236.7 milionë dollarë amerikan.