Search

MFK ka hapur thirrjen për gratë ndërmarrëse në energji për grante

14 Maj, 2021


Fondacioni i Mileniumit i Kosovës MFK ka hapur thirrjen për komponentën e tretë dhe të fundit të granteve në kuadër të Programit WEE-Gratë Ndërmarrëse në Energji.

Fondacioni i Mileniumit i Kosovës (MFK) ka lansuar komponentin e fundit të Programit Gratë Ndërmarrëse në Energji (WEE), një skemë Pilot e granteve për Grupin e THJESHTË që ofron grante për bizneset mikro dhe bizneset fillestare “start-up” në pronësi të grave në komunat e zgjedhura në të gjithë Kosovën. Këto grante janë projektuar për të ndihmuar gratë ndërmarrëse në Kosovë të rrisin biznesin e tyre përmes përdorimit më efiҫient të energjisë.

Skema Pilot e Granteve për Grupin e THJESHTË fillimisht do të zbatohet në këto komuna: Ferizaj, Fushë Kosovë, Gjakovë, Gjilan, Graçanicë, Mitrovicë e Veriut, Podujevë, Prishtinë dhe Prizren.

Ky komponent është i dizajnuar për biznese të reja me ide të ndritshme, fonde shumë të kufizuara ose grupe shoqërore më pak të avansuara, me nevoja për investime deri në 3,000 €, përfshirë kontributin vetanak prej 15%.

Të gjitha gratë ndërmarrëse që kanë biznese mikro dhe biznese fillestare “start-up” inkurajohen të aplikojnë për grante deri në 3,000 Euro.

Këtë herë, MFK është e lumtur të bashkëpunojë me organizatën e njohur gjermane Help – Hilfe zur Selbsthilfe, e cila iu ka bashkëngjitur përpjekjeve tona për të mbështetur gratë ndërmarrëse në Kosovë të rrisin biznesin e tyre përmes përdorimit më efiçient të energjisë.

Aplikimet për Grantet Pilot të Grupit të THJESHTË janë të hapura deri më 4 qershor 2021, në orën 22:00.

Për më shumë, vizitoni uebfaqen e WomeninEnergy ose Help Kosovo.

Gratë ndërmarrëse tani mund të aplikojnë për grante investive përmes programit të MFK-së për efiçiencë të energjisë

Lexo më shumë