Search

Më maj Eurostat sjellë të dhënat e reja mbi çmimet e energjisë elektrike

08 Prill, 2021


Në maj Eurostat, agjencia e BE-së për statistika do të përditësoj të dhënat mbi çmimin e energjisë elektrike në Evropë. Ndërkohë, sipas të dhënave të fundit që ishin publikuar vitin që shkoj, Kosova zë vendin e dytë për çmimin më të lirë të rrymës në Evropë, e që është është 0.0605 euro për kWh.

Viti që lëmë pasë ishte jo pak i veçant në kuptimin e zhvillimeve apo edhe ngecjeve të shumë proceseve ekonomike mbarë botën. Fare nuk dallon as sektori energjetik, i ngarkuar në procesin e tranzicionit nga burimet fosile në energji të pastër.

Mbyllja e termocentraleve, shtimi në shifra rekord të kapaciteteve të reja të burimeve të energjisë së ripërtërishme, projektet për inkuadrimin e hidrogjenit dhe prodhimin e hidrogjenit të gjelbër, janë vetëm disa nga zhvillimet dhe transformimet që po përjeton ky sektor kyç për ekonominë.

Në këtë kuptim, të dhënat e reja të Eurostat, pritet që të na ndriçojnë pak për një ndër kostot që bienë barrë e qytetarëve në mënyrë që tranzicioni energjetik të ndodhë.

Ndërkaq, sipas të dhënave të fundit në dispozicion, ishte raportuar se vendet tjera të rajonit kanë çmime shumë më të shtrenjta.

Në rajon Kosova prinë me çmimin më të lirë të rrymës deri sa vendin e dytë e zë Serbia, pasuar nga Maqedonia, Shqipëria, Bullgaria dhe Mali i Zi.

Sipas një përllogaritje, Malazezët paguajnë çmime të energjisë elektrike 65 për qind më të larta se Kosovarët.

Çmimi më i ulët i energjisë elektrike në Evropë është regjistruar në Ukrainë, me 0.0466 euro për kWh ndërsa më i larti në Gjermani dhe Danimarkë.

Në Gjermani, cmimi për energji elektrike për konsumatorë të amvisërisë është 0.3043 euro për kWh. Gjermania pasohet nga Danimarka me 0.2833 EUR për megavat dhe Belgjika me 0.2792 euro për megavat.

Çmimi i rrymës në Gjermani del të jetë pesë here më i lartë se çmimi i rrymës në Kosovë.

Në përllogaritjen e të dhënave, Eurostat ka përfshirë edhe taksat dhe TVSH-në.

Eurostat në vazhdimësi përcjell ndryshimet e çmimeve të energjisë elektrike si brenda ashtu edhe jashtë Bashkimit Evropian dhe është përgjegjëse për publikimin e statistikave me cilësi të lartë në mbarë Evropën që mundësojnë krahasime midis vendeve dhe rajoneve.