Search

Maqedonia e Veriut të zhvilloj një impiant solar me kapacitet deri në 350MW – ndër më të mëdhat në Evropë

17 Maj, 2021


Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka udhëzuar ndërmarrjen publike shtetërore Elektrani na Severna Makedonija (ESM) për të përgatitur të gjitha dokumentet e nevojshme për instalimin e impiantit fotovoltaik solar me kapacitet të instaluar prej 300 deri në 350MW. Impianti, si i tillë, do të jetë impianti më i madh fotovoltaik në vend, dhe një ndër më të mëdhat në Evropë.

Impianti për gjenerim të energjisë nga energjia solare do të ndërtohet në hapësirën që më herët ishte planifikuar për ndërtimin e një aeroporti të ngarkesave afër qytetit të Shtipit.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se ESM ka marrë për detyrë për të realizuar një studim fizibiliteti dhe analizat e nevojshme teknike, financiare dhe ekonomike rreth projektit në fjalë.

Tutje, ajo ka marrë për detyrë edhe angazhimin e një firme për të konsultuar rreth përgatitjeve të tenderimit dhe dokumentaciont sidhe asistencës për implementimin e procedurave për ndërtimin e impiantit fotovoltaik.

Muajin që lëmë pasë qeveria e Maqedonisë kishte përzgjedhur kompaninë nga Turqia, Fortim Energy Electric, dhe atë nga Bullgaria, Solarpro Holding, për instalimin e dy impianteve të gjenerimit nga energjia solare me një kapacitet prej 50MW për impiant.

Ndryshe, ndërtimi i impianteve fotovoltaike në hapësira private me një kapacitet total prej 56MË është veçse duke u zhvilluar, gjersa 10MW të një impianti tjetër fotovoltaik në mihjet e qymyrit në Oslomej është afër përfundimit.

Ndryshe, objektivat kombëtar të Maqedonisë së Veriut deri në përfundim të 2021 ishin 200MW për kapacitete solare, dhe 400MW deri në 2024, gjitha këto për të arritur objektivin prej 50% të pjesëmarrjes së energjisë së ripërtërishme në prodhim të energjisë elektrike.

Impiantet më të mëdha të gjenerimit të energjisë nga energjia solare janë të vendosura në Nunez de Balboa të Spanjës, 500MW, dhe Mula me 494MW, ndërsa e treta sipas kësaj rënditje është i vendosur në Cestas të Francës me kapacitet prej 300MW.

Maqedonia e Veriut i dorëzon Komunitetit të Energjisë draftin e planit kombëtar për klimën

Lexo më shumë

ESM në Maqedoninë e Veriut do të themelojë mekanizëm të brendshëm për çmim të karbonit

Lexo më shumë