Search

Maqedonia e Veriut synon të rikthejë tarifën e lirë ditore pas 1 korrikut

30 Mars, 2023


Bashkë me Komisionin Rregullativ të Energjisë (KRE) në Maqedoninë e Veriut, po punohet që nga 1 korriku i këtij viti të rikthehet tarifa e lirë ditore për energjinë elektrike, duke pasur parasysh rritjen e prodhimit të energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme, ku piku është kryesisht gjatë ditës tha Ministri i Ekonomisë në këtë vend, Kreshnik Bekteshi.

“Me këtë do të mund të kishim teprica të energjisë elektrike gjatë ditës në periudhën nga maji deri në tetor”, tha Bekteshi.

Ai theksoi se tashmë i ka analizat për ballafaqimin me krizën energjetike, por shtoi se drejtori i SHA ESM, Vasko Kovaçevski, do t’i tregojë detajet në konferencë për media gjatë javës së ardhshme.

“Me sa jam i informuar, në fillim të javës së ardhshme do të ketë një prezantim të detajuar. Mund të them se kemi bërë më të mirën në rajon me paratë më të pakta të shpenzuara, por edhe në mungesë të kufizimeve dhe çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë”, thekson Bekteshi.