Search

Maqedonia e Veriut po tenton tranzicionin energjetik nga qymyri duke përdorur gazin

07 Prill, 2021


Për të mundësuar tranzicionin energjetik të vendit, Maqedonia e Veriut po tenton të largojë përdorimin e qymyrit duke përdorur gazin si burim ndërmjetës.

Maqedonia e Veriut ka nënshkruar tri marrëveshje të ndryshme mirëkuptimi me Greqinë për të siguruar furnizimin me gaz natyror nga terminali i planifikuar i gazit të lëngshëm natyror në Alexandroupolis dhe rrymë nga termocentrali i ri i gazit që po ndërtohet afër këtij terminali. Kësisoji, ky vend po tenton të largojë qymyrin nga miksi energjetik, duke përdorur projektet e energjisë së ripërtëritshme dhe gazin natyror si burim ndërmjetës.

Maqedonia e Veriut ka thënë se është duke përdorur gazin për të zvogëluar ndotjen dhe për të fuqizuar mbrojtjen e mjedisit.

Agjencia shtetërore për burime kombëtare energjetike në Maqedoninë e Veriut (NER) dhe kompania shtetërore energjetike ESM kanë nënshkruar marrëveshjet me kompanitë greke Gastrade dhe Damko Energy. Marrëveshjet janë nënshkruar në prani të kryeministrit Zoran Zaev.

Marrëveshjet kanë të bëjnë me bashkëinvestimin në terminalin e ri dhe termocentralit të ri të gazit natyror në Greqi.

Kryeministri ka thënë se zbatimi i skenarit të gjelbër energjetik është ndër skenaret më të pranueshme për vendin për të mundësuar zhvillim ekonomik dhe tranzicion të energjisë.

Deri më 2024 Maqedonia e Veriut planifikon të ketë 50% të energjisë së prodhuar nga burime të ripërtëritshme

Lexo më shumë

Furnizimi i kompanive dhe amvisërive me gaz natyror do të zvogëlojë shpenzimet, ndotjen, do të përmirësojë mbrojtjen e mjedsit dhe do të ofrojë kushte më të mira jetese për banorët e Maqedonisë së Veriut, ka thënë Zaev.

Shteti do të kontribuojë me 25% të fondeve për ndërtimin e termocentralit të gazit natyror në Alexandroupolis me kapacitet të instaluar prej 800 megavatësh. Vlera e përgjithshme e investimit në termocentral është rreht 380 milion euro.

Përvec termocentralit, Maqedonia e Veriut do të ketë në pronësi 10% të aksioneve në terminalin e gazit të lëngshëm natyror me vlerë të përgjithshme prej 370 milion eurosh. Sipas planit, edhe terminali edhe termocentrali i ri do të përfundojnë ndërtimin në vitin 2023.

Maqedonia e Veriut do të rezervojë furnizimin nga terminali në Alexandroupolis për 15 vite

Ndërsa NER synon marrjen e aksioneve në Gastrade, ESM është e interesuar në rezervimin e kapaciteteve në terminalin e ri për periudhë afatgjate, për 15 vitet e ardhshme.

Palët do të vazhdojnë punimet e përbashkëta në formulimin e detajeve për dy marrëveshjet, ka thënë Gastrade nga Greqia.

Dy kompani në garë për rrjetin e gazësjellësit në qytetin e Shkupit

Lexo më shumë

Nën-kryetari i Gastrade nga Greqia ka nënshkruar marrëveshjet me përfaqësuesit e NER dhe ESM nga Maqedonia.

Njësia e magacinimit dhe ri-gasifikimit e terminalit të ri lundrues të gazit të lëngshëm natyror e vendosur në afërsi të Alexandroupolis do të ketë kapacitet prej 5.5 miliard kubik metrave në vit.

Pas nënshkrimit të marrëveshjeve, Maqedonia e Veriut synon të vazhdojë zbatimin e planeve për zëvendësimin e lëndës së parë të termocentralit në Negotino nga ‘nafta’ në ‘gas’.

ESM do të përvetësojë 25% të termocentralit me gaz

Drejtori i Damco Energy nga Greqia dhe ai i ESM në Maqedoni të Veriut kanë nënshkruar edhe marrëveshje tjetër bashkëpunimi për termocentralin me gaz në Alexandroupolis.

ESM do të kontribuojë dhe përvetësojë 25% të prodhimit të termocentralit që për momentin ka deklaruar se do të ketë 662 megavat kapacitete të instaluara, por së shpejti planifikon të rrisë kapacitetet në 800 megavat.

ESM do të nënshkruajë marrëveshje afatgjate të blerjes së energjisë (PPA) për sasinë e energjisë elektrike në proporcion me aksionet që ka në pronësinë e termocentralit, ka thënë Damco Energy.