Search

Malushaj: Betejë e guximshme nga ekzekutivi për furnizim të rregullt me energji

16 Gusht, 2022


Eksperti për çështje të energjisë, Hamdi Malushaj ishte i ftuar në “Info Magazinën” në Klan Kosova, ku tha se ishte një betejë e guximshme nga ekzekutivi për furnizim të rregullt me energji.

Ai gjithashtu u shpreh se kontrata KEDS-it është kontratë e keqe dhe jotransparente.

“Ne e dimë që kontrata e KEDS-it është kontrata më e keqe që ka mundur të ndodh, më jo transparente, në kontratë e kanë KEDS-i që humbjet ekonomike ose vjedhja e energjisë ata kanë vetëm me evitentu dhe me e pagu populli përmes fondit të qeverisë. Sepse është pjesë e gabimeve të ekzekutiveve, mirëpo edhe ajo ndodhi vonë prej këtij ekzekutivi, sepse veç kontrata e KEDS-it është edhe një fajtor i madh i gjithçkaje në sektorin energjetikë, sepse është me favore të mëdha, iu ka fal rrjeti, përpos kësaj i janë fal edhe resurse të tjera”, tha ai.

Malushaj tha se ka pasur ide për të mos ardhur deri tek problemet me energji, por sipas tij ato janë ngulfatur, përcjell Klankosova.tv.

“Energjia është strategji, nuk mund të evitohet problemi për një muaj, për një ditë për një vit, ka pasur ide për të mos ardh asnjëherë tek problem, janë ngulfatur idetë, nuk janë lejuar, nuk është punuar, ka pasur dy drejtime, ka pasur drejtimin e zhvillimit të energjive të ripërtëritshme edhe në energjinë e fosileve të thengjillit, sidomos projekti rindërtimi i termocentralit Kosova A sipas idesë së gjermanëve, ajo ka qenë tmerr, si është e mundur një qeveri demokratike mund të jetë aq naive sa mos të kuptojë çfarë bëhet, ose nga erdh forca që këta nuk mundën ta bëjnë, as nuk e bënë, por e bllokuan”, u shpreh tutje ai.

//Klankosova

KEK jep detaje për shkëmbimin e rrymës: Bashkëpunimi me KESH po jep rezultate positive

Lexo më shumë

Megjithatë s’ka normalitet, edhe sot kufizime të rrymës

Lexo më shumë

Kosova dhe Shqipëria të përgatisin një strategji të përbashkët energjetike afatgjate

Lexo më shumë

Malushaj për projektin Bilfinger: Rindërtimi i Kosova A do të mundësonte më herët eksportin e energjisë elektrike

Lexo më shumë