Search

Makinat elektrike parashikohet të përbëjnë 1/5 e tregut këtë vit

28 Prill, 2023


Automjetet elektrike janë në rrugën e duhur për të përbërë gati 1/5 e tregut global këtë vit, sipas një raporti të ri që detajon “rritje shpërthyese” të makinave elektrike.

Shitjet globale të automjeteve elektrike arritën në 10 milionë në vitin 2022 dhe pritet të arrijnë në 14 milionë këtë vit, sipas një raporti nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë. Makinat Elektrike, të cilat kishin vetëm 14% të tregut global në 2022, ka të ngjarë të përbëjnë 18% të tregut në 2023.

Analistët e IEA kanë rishikuar vazhdimisht parashikimet e tyre për shitjet e ardhshme në rritje. Ndërsa vitin e kaluar, IEA parashikoi që makinat elektrike do të përbëjn 21% të shitjeve globale në vitin 2030, ajo tani projekton se do të arrijnë 35% të shitjeve deri në atë vit. Standardet dhe stimujt e rinj në BE, SHBA dhe Kinë janë vendosur të nxisin blerjet e automjeteve elektrike, me makinat elektrike që përbëjnë 60% të shitjeve në këto tre tregje në vitin 2030, vlerëson raporti.

Në Indi dhe Indonezi, blerja e makinave mbetet mbetet e ulët, me makinat me prizë që përbëjnë më pak se 2% të shitjeve, por rritja e tyre është eksponenciale. Vitin e kaluar, shitjet e automjeteve elektrike u trefishuan në të dy vendet dhe automjetet tërësisht elektrike me dy dhe tre rrota po rriten në popullaritet. Më shumë se gjysma e automjeteve me tre rrota të regjistruara në Indi vitin e kaluar ishin elektrike, sipas raportit.

“Tendencat që po shohim kanë implikime të rëndësishme për kërkesën globale të naftës”, tha në një deklaratë drejtori ekzekutiv i IEA-s, Fatih Birol. IEA tani parashikon që kërkesa për naftë do të arrijë kulmin në vitin 2025. “Motori me djegie të brendshme ka mbetur i pakrahasueshëm për më shumë se një shekull, por automjetet elektrike po ndryshojnë status quo-në,” tha Birol.

Për mëshumë të dhëna dhe për të lexuar raportin e plotë ndiqni Link-un.