Search

Lloji i ri i karburantit nga mbeturinat për linjat ajrore do të ulë jashtzakonisht shumë emetimet

16 Mars, 2021


Prodhimi i një lloji të ri të karburantit për aeroplanët nga mbetjet e ushqimit mund të ndikojë në reduktimin e jashtzakonshëm të emetimeve të karbonit nga fluturimet e shumta, thonë shkenctarët.

Aktualisht, shumica e mbetjeve të ushqimit që përdoren në sektorin e energjisë konvertohen në gaz të metanit. Edhe gazi i metanit është një gaz ndotës, dhe për dallim nga dioksidi i karbonit, shumë më fuqishëm.

Mirëpo, një grup hulumtuesish në SHBA kanë hulumtuar mbi mundësinë e kthimit të mbtjeve të ushqimit në një lloj karburanti, që do të mund të gjente përdorim të shumtë në motërët e aeroplanëve.

Kërkesa për fluturime do të dyfishohet ndërsa premtimet për të ulur emetimet nuk kanë ofruar zgjidhje të qëndrueshme

Autorët e studimit thonë që karburanti i ri mund të zvogëlojë emetimet e gazrave serë për 165 për qind, krahasuar me emetimet që lirohen nga prodhimi dhe përdorimi i karburanteve fosile për nevoja të aeroplanëve.

Hulumtuesit kanë thënë se kjo përqindje e madhe e reduktimit të emetimeve përllogaritë sasitë e evituara të emetimeve nga aeroplanët por edhe kur mbetjet e ushqimit largohen nga deponitë.

Ndryshe, industria globale e transportit ajror është duke u përballur me një numër vendimesh jo të lehta që për qëllim kanë vazhdimin e ofrimit të shërbimeve në rritje për fluturime krahas nevojës për të përshpejtuar dhe për të reduktuar emetimet nga sektori.

Vetëm në SHBA, transporti ajror përdorë rreth 75 miliardë litra karburant në vit, ndërsa kjo vlerë pritet të dyfishohet deri në mes të këtij shekulli. SHBA është përkushtuar të ulë emetimet e dioksidit të karbonit për 50 për qind deri në gjysmën e shekullit.

Shkencëtarët besojnë se karburanti i ri është çelësi i dekarbonizimit të transportit ajror

Ndërsa operimi i aeroplanëve me bateri për udhëtime të gjata për momentin duket si projekt shumë ambicioz dhe i largët, zëvendësimi i karburantit të përdorur nga aeroplanët dhe gjetja e një alternative më të qëndrueshme ka gëzuar mjaft vëmendje nga qeveritë në botë.

Britania sapo ka shpallur thirrjen për të alokuar 15 milion funta për të nxitur ‘zhvillimin’ dhe ‘inovacionin’ në zhvillimin e llojit të karburantit që përdorë mbetjet ushqimore në sektorin e amvisërisë.

Metodat aktuale të prodhimit të këtij lloji të karburantit për aeroplane janë të ngjashme me ato të prodhimit të bionaftës për makina.

Shkenctarët kanë thënë se është më e levërdishme të konvertohen vajrat dhe mbetjet në naftë, kjo pasi karburanti i ri kërkon zbatimin e edhe të një hapi shtesë në proces, që e bën procesin më të kushtueshëm.

Ambientalistët janë skeptik ndaj zgjidhjeve alternative, kërkojnë që njerëzit të fluturojnë më pak

Ekipet e përfshira në studimin për karburantin e ri nga mbetjet ushqimore kanë thënë se janë duke planifikuar shtimin e sasive të prodhimit.

Ndërsa, përveç shtimit të sasive të prodhimit, ata kanë thënë se do të fillojnë fazën testuese të karburantit të ri në vitin 2023 në një nga linjat më të njohura ajrore në SHBA, ‘Southwest Airlines’.

Ndryshe, shumë grupe ambientaliste janë shprehur skeptik ndaj përpjekjeve për të zhvilluar një karburant të gjelbër për transportin ajror.

Ata thonë se njerëzit duhet thjeshtë, të fluturojnë më pak.