Search

Kthehu kah dielli: Investo tani në energji solare dhe fillo kursimin

11 Maj, 2022


Drejtimi i gjelbër është më shumë se thjesht një trend. Ky tranzicion energjetik, mjedisor dhe ekonomik, shumë shpejt po kthehet në realitet në mbarë botën dhe në Ballkan.

Ka shumë përfitime nga energjia e gjelbër, e më poshtë në videon e postuar nga ministrja Artane Rizvanolli janë listuar pesë nga më kryesoret:

Kuresni para

Panelet solare prodhojnë energji elektrike falas. Investimi në energjinë solare i ulë faturat tuaja të energjisë elektrike dhe ju mbron nga rritjet e padëshiruara të çmimeve. Sistemi juaj solar me jetëgjatësi 25 vjecare ju sjellë mijëra euro kursime.

Rritet pavarësia energjetike

Me klimën dhe pozitën e favorshme gjeografike të vendit, panelet solare mund t’u sigurojnë kosovarëve enerjgi të pastër dhe të qëndrueshme. Pra më shumë energji të prodhuar në vend, si dhe më pak varësi nga importet me cmime të paparashikueshme.

Krijohen vende pune, ekonomia rritet

Industria e gjelbër vazhdon të rritet dhe të shtojë vende të reja pune. Në Kosovë operojnë rreth 20 zhvillues të sistemeve solare si dhe një fabrikë për prodhimin e paneleve fotovoltaike. Duke instaluar sisteme solare, ju ndihmoni që bizneset lokale të rriten dhe të krijojnë vende pune.

Përkushtim ndaj mjedisit dhe qëndrueshmërisë

Energjia solare është energji e pastër nga burimi i pashtershëm diellor. Duke instaluar panele solare, ju ulni emetimet tuaja të karbonit dhe ndihmoni tranzicionin e drejtë të energjisë, për një të ardhme të qëndrueshme në Kosovë.

Biznese më konkurruese

Bizneset i kuptojnë përfitimet ekonomike dhe sociale, që vijnë si rezultat i instalimit të energjisë solare. Kompanitë përzgjedhin energjinë solare për të qenë më konkurruese në cmim në tregjet vendore dhe ndërkombëtare, si dhe që të krijojnë besim mjedisor tek klientët e tyre.