Search

Kroacia planifikon ndërtimin e impiantit të parë për prodhim të hidrogjenit deri në 2025

27 Shtator, 2021


Impianti i parë për prodhim të hidrogjenit pritet të ndërtohet deri në vitin 2025, teksa qeveria veçse ka filluar një procedur për të adoptuar një strategji kombëtare në këtë fushë, ka raportuar balkangreenenergynews.com.

Në muajin shkurt të këtij viti, qeveria e Kroacisë ka filluar një procedur për të adoptuar strategjinë e vendit për hidrogjen që mbulon periudhën 2021-2025.

Duke diskutuar rreth rolit të hidrogjenit në tranzicionin energjetik të Kroacisë, pjesëmarrësit në tavolinën e rrumbullakët kanë nënvizuar se hidrogjeni ndihmon rritjen e aplikimit dhe integrimit të burimeve të ripërtëritshme të energjisë, ruajtjen e energjisë, dhe dekarbonizimin e transportit dhe industris, si një karbuant apo edhe material i papërpunuar.

Kompanitë e naftës në Kroaci të gatshme të fusin hidrogjenin në transport

Kompania Kroate e naftës, INA, tashmë është duke punuar në përgatitjen e prezantimit të hidrogjenit në sektorin e transportit, përcjell balkangreenenergynews.

Tomo Galic nga INA ka nënvizuar se përpjekjet për mbrojtjen mjedisore padyshim se do të cojnë në një ulje të kërkesës së karburanteve të naftës, dhe se kompania do të ofroj një alternative, burim të ripërtërtishëm, përkatësisht hidrogjen.

Strategjia e BE -së parashikon zhvillim të hovshëm të zinxhirit të hidrogjenit të gjelbër deri në vitin 2030

Ndryshe, Bashkimi Evropian ka adoptuar strategjinë e hidrogjenit vitin e kaluar, duke parashikuar një investim deri në vitin 2030 në ndërtimin e rreth 40GW në formë të teknologjisë së elektrolizave, sidhe kapaciteteve shtesë të gjenerimit të energjisë së ripërtëritshme nga era dhe ajo solare për të furnizuar energji eletrike të ripërtëritshme në këto impiante për prodhimit të hidrogjenit të gjelbër.
BE poashtu do të investoj në transport, magazinim, dhe shpërndarje të hidrogjenit, duke përfshirë këtu edhe stacionet për rimbushje të hidrogjenit.

Kroacia: HEP është duke planifikuar që të rrisë për 40% cmimin e energjisë elektrike për konsumatorët komercial

Lexo më shumë

Shoqata e BRE në Kroaci: Kroacia duhet të ndihmojë fermat bujqësore të instalojnë 900MW të energjisë solare dhe biogazit

Lexo më shumë