Search

Kriza globale, Balluku thirrje për kursim të energjisë elektrike

18 Gusht, 2022


Në kushtet e një krize energjie botërore, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, apeloi qytetarët për kursimin e energjisë elektrike.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Balluku u bën thirrje qytetarëve që të shmangin ndriçimin e panevojshëm kur nuk janë në shtëpi, shkruan ATA.

“Kursimi i energjisë elektrike në ditët e sotme, në kushtet e një krize botërore, është detyrë për çdo qytetar. Përpara se të dilni nga shtëpia, sigurohuni që të gjitha dritat të jenë të fikura. Shmangni ndriçimin e panevojshëm kur nuk jeni në shtëpi”, shkruan Balluku.

Më herët, në fund të muajit korrik, ishte kryeministri Edi Rama, i cili foli për krizën energjetike me të cilën po përballet e gjithë bota.

Rama tha se do të jetë e vështirë për vendin tonë që të gjejë sasinë e nevojshme për të përballuar të gjitha nevojat, ndërsa shpreh se çmimi ka shkuar në “stratosferë”.

//AgjenciaTelegrafikeShqiptare

Prodhimi i energjisë në Shqipëri bie me 40 për qind

Lexo më shumë

Ministrja e Energjisë në Shqipëri: Çdo tepricë të rrymës gjatë dimrit, do ta dërgojmë në Kosovë

Lexo më shumë

KEK: Bashkëpunimi me KESH për sigurimin e rrymës do të vazhdojë edhe ditëve të ardhshme

Lexo më shumë