Search

KOSTT vë nën tension linjën e re të tensionit të lartë

16 Shtator, 2021


Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT ka informuar se ka vënë nën tension linjën e re të tensionit të lartë 110 kV që lidhë NS 220/110 kV Kosova A me NS 110/35/10 kV Lipjani.

Linja e re ka gjatësi prej 3 kilometrash dhe kalon në vendbanimet Uglar dhe Fushë Kosovë.

KOSTT sh.a lut qytetarët që gravitojnë në këto vendbanimeve që të kenë kujdes, pasi që linja nga momenti i energjizimit paraqet rrezik nga tensioni i lartë.

Ndërtimi i linjës së re 100 kV NS Kosova A – NS Lipjani është projekt i KOSTT i bashkëfinancuar me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim BERZH.