Search

KOSTT realizon testimet vjetore të njehësorëve të linjës që lidhë Pejën me Malin e Zi

10 Nëntor, 2022


Përmes një postimi në rrjete sociale, KOSTT ka informuar se bashkë me operatorin e sistemit të transmetimit të Malit të Zi, kanë realizuar testimet vjetore të njehësorëve për pikën matëse të linjës që lidhë një nënstacion në Pejë me Malin e Zi.

“Në kuadër të bashkëpunimit inter-OST, ekipet e sektorit të matjes të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës KOSTT dhe të Operatorit të Sistemit të Transmetimit të Malit të Zi, CGES, realizuan testimet e përbashkëta vjetore të njehësorëve për pikën matëse të linjës interkonektive 400kV e cila lidhë nënstacionet NS 400/110kV Peja 3 me NS Ribarevina (Mali i Zi)”, thuhet në postimin e KOSTT.

KOSTT ka informuar se testimet kanë qenë të suksesshme, dhe se pajisja testuese posedon klasë të lartë të saktësisë prej 0,02%.