Search

KOSTT organizon debatin publik për nënstacionin e ri në Fushë Kosovë

22 Qershor, 2022


Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) ka ftuar të interesuarit të marrin pejsë në debatin publik për raportin e vlerësimit të ndikimit në mjedis për ndërtimin e nënstacionit të ri në Fushë Kosovë.

“Njoftohet publiku i interesuar se me datën 15.07.2022 në ora 10:00 në Sallën e Kuvendit të Komunës së Fushë Kosovës me adresë: Rr: “Tahir Zemaj” PN, 12000 Fushë Kosovë, Kosovë, do të organizohet debat publik nga Ndërmarrja Publike “Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu – KOSTT SH.A.”, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës”, ka thënë KOSTT në komunikatë.

Raporti i plotë i vlerësimit të ndikimit në mjedis të nënstacionit të ri në Fushë Kosovë mund të shkarkohet këtu.

Debati publik do të organizohet edhe në mënyrë virtuale në platformën ZOOM, ka njoftuar KOSTT.