Search

KOSTT organizon debat publik për nënstacionin e ri në Ferizaj

29 Korrik, 2021


Operatori i Sistemit të Transmetimit dhe Tregut, KOSTT ka njoftuar se do të organizojë debatin publik për të diskutuar raportin e vlerësimit të ndikimit në mjedis për nënstacionin e ri në Ferizaj dhe infrastrukturën përcjellëse.

Debati mbahet më 19 gusht në ora 09:00 në Sallën e Kuvendit të Komunës së Ferizajit dhe online përmes platformës virtuale ZOOM.

Ndryshe, pak kohë më parë KOSTT kishte nënshkruar marrëveshje me Kryetarin e Komunës së Ferizajt z. Agim Aliu, për shfrytëzim afatgjatë të pronës komunale për ndërtimin e nënstacionit të ri si dhe trasenë e linjës përcjellëse 110 kV.

“Ky investim i planifikuar i KOSTT në vlerë prej afër 6.5 milion EUR vjen si rezultat i rritjes së kërkesës për energji elektrike në Komunën e Ferizajt kryesisht për shkak të zhvillimit të shtuar të veprimtarive biznesore në këtë komunë. Andaj, me këtë investim, ne do të rrisim sigurinë e furnizimit nga aspekti i transmetimit, duke mundësuar kështu kushte për zhvillim të mëtutjeshëm ekonomik në këtë komunë”, kishte thënë Mustafë Hasani pas nënshkrimit të marrëveshjes me Kryetarin Aliu.

Luteni të klikoni këtu për të pasur qasje në raportin e vlerësimit të ndikimit në mjedis për nënstacionin e ri në Ferizaj.

KOSTT fillon përgatitjet për ndërtimin e nënstacionit të ri në Ferizaj

Lexo më shumë