Search

Kosovë: Era dhe dielli prodhuan 35.6 GWh energji elektrike në muajin prill

22 Qershor, 2022


Në muajin prill, Kosova eksportoi 245 dhe importoi 206 gigavatë energji elektrike, thuhet në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës për muajin prill.

Në prill, prodhimi bruto nga termocentralet ishte 563.94 GWh, ai nga hidrocentralet 13.13 GWh dhe ai nga era e ajo solare 34.58 GWh, raporton Kosovo.Energy.

Në këtë muaj, energjia elektrike bruto ishte 572.05 GWh, ndërsa konsumi 459.69 GWh, apo fiks 9.48 për qind më i vogël se në muajin e njëjtë të vitit paraprak.

Sipas ASK-së, prodhimi i thëngjillit ishte 6.49 mijë tonë, ose 11% më pak se sa në prillin e 2021-s, raporton Kosovo.Energy.