Search

Kosova ftohet për herë të parë në Forumin e Partnershipit për Bashkëpunim Transatlantik për Klimë dhe Energji

23 Shtator, 2021


Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka përfaqësuar Republikën e Kosovës për herë të parë në Forumin e Partnershipit për Bashkëpunim Transatlantik për Klimë dhe Energji (P-TECC).

Ky Forum është organizuar nga Departamenti i Energjisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në bashkëpunim me Ministrinë e Klimës dhe Ambientit të Polonisë dhe Qendrën Globale të Energjisë të Këshillit Atlantik.

Ministrja Rizvanolli ka marrë pjesë në panelin “Infrastruktura Kritike” të udhëhequr nga Asistent Sekretari për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Departamentit të Energjisë së SHBA-ve, Andrew Light dhe Zëvendësministri i Energjisë së Lituanisë, Albinas Zananavicius.

Temat kryesore të cilat janë diskutuar nga paneli kanë qenë; prioritetet e sigurisë kibernetike për qeveritë, planifikimi energjetik dhe zhvillimi i fuqisë punëtore.

“Sfidat dhe mundësitë e reja vijnë së bashku, prandaj i konsideroj forumet e tilla mundësi të bashkëpunimit mes shteteve për të mësuar nga njëri tjetri dhe për të arritur zgjidhje kreative për problemet që të gjithë hasim”, theksoj ministrja Rizvanolli gjatë diskutimeve në panel.