Search

Kosova e Maqedonia e Veriut me marrëveshje energjetike, shkëmbim të thëngjillit me rrymë

23 Shtator, 2022


Autoritetet kosovare dhe ato maqedonase kanë filluar bisedimet për arritjen e një marrëveshje energjetike.

Nëse arrihet një marrëveshje e tillë, atëherë do të bëhej i mundur shkëmbimi i thëngjillit nga Kosova, me energji elektrike nga Maqedonia e Veriut.

Sipas Qeverisë në Shkup, në përgjigje për RTK-në, arritja e marrëveshjes do të ndihmonte për kapërcimin e krizës me energjinë elektrike.

Sipas zëdhënësit të Qeverisë në Shkup, Muhamet Hoxha, marrëveshja për rrymën elektrike me Kosovën, pritet të arrihet pas tejkalimit të disa pengesave juridike.

Maqedonia e Veriut ka rritur kapacitetet prodhuese energjetike dhe deri më tani ka arritur marrëveshje për import të energjisë elektrike me Greeqinë, Bullgarinë dhe me Serbinë.