Search

Koreja e Jugut fillon testimin e tramvajeve me hidrogjen për komercializim deri në vitin 2023

24 Shtator, 2021


Koreja e Jugut ka filluar një projekt në vlerë prej 42.4 miliard për të komercializur tramvajë të furnizuar me hidrogjen deri në fund të vitit 2023, si transporti urban i gjeneratës së ardhshme eko-miqësore.

Sipas raportimeve, Hyundai Motor Group locomotive dhe njësia rolling stock Hyundai Rotem Co. do të udhëheqin integrimin dhe verifikimin e sistemit, sëbashku me pesë firma më të vogla të përbërësve të trenit. Ata do të punojnë në zhvillimin e motorëve dhe sistemteve të frenimit për tramvajë deri vitin e ardhshëm dhe do të fokusohen në përpunimin dhe tramvajëve të hidrogjenit që do të testohen në 2023.

Sa i përket qelizave të hidrogjenit dhe teknologjitë e elementeve përbërëse, Instituti i Teknologjisë së Automjeteve e Koresë së Jugut do të bashkoj forcat me shtatë prodhues të përbërësve të automjeteve hidrogjen dhe qendra kërkimore universitare për të instaluar qelizën e karburantit të konvertuar të hidrogjenit nga ajo e Hyundai Nexo SUV dhe sistemin e magazinimit në çatinë e tramvajit për një kabinë më të madhe.

Testi poashtu do të bëhet për standardizimin teknologjik dhe vlerësimin e performancës së vozitjes, si dhe vlerësimin e mjedisit të drejtimit dhe verifikimin e teknologjisë së funksionimit. Hekurudha boshe midis stacionit Ulsan dhe portit Ulsan do të përdoret për të verifikuar modelin optimal të vozitjes dhe kilometrazhin.

Sapo të përfundohet testimit, qeveria planifikon që të prodhoj në masë të madhe tramvajë të hidrogjenit duke filluar nga viti 2024 dhe të eksploroj rrjete të reja të shitjes si në tregun lokal ashtu edhe atë të huaj.