Search

Kopac: Serbia nuk posedon burime njerëzore me ekspertizë për të zhvilluar një termocentral bërthamor

02 Dhjetor, 2021


Drejtori i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Janez Kopac, tha se Serbia nuk posedon burime njerëzore me ekspertizë për të zhvilluar projektin e ndërtimit të një termocentrali bërthamor.

Kopac ka vlerësuar se ndërtimi i një termocentralit bërthamor është një projekt kompleks, implementimi i sëcilit do të merrte disa vite dhe do të kërkonte shumë fonde.

Ai beson se Serbia ka më shumë potencial për reaktorë të vegjël modular, mirëpo teknologjia nuk është mjaftueshëm e zhvilluar as në Rusi apo në vende të tjera.

Javën e kaluar, Presidenti Serb, Aleksandar Vucic, tha se Serbia aktualisht është duke konsideruar mundësinë e ndërtimit të një termocentrali bërthamor për vendin, duke shtuar se janë në negociata me kompaninë e energjisë bërthamore shtetërore Ruse, Rosatom, rreth kësaj mundësie.

Mirëpo, Presidenti Vucic beson se vendi do te kishte probleme për financimin e projektit.

Ai tha se ndërtimi i një termocentrali bërthamor do të kushtonte më shumë se 10 miliard euro, teksa Serbia më herët kishte vendosur që të mbajn borxhin publik më pak se 60% të BPP gjatë gjithë kohës.

Më herët këtë muaj, Presidenti Vucic kishte ritheksuar se qëllimt e vendit për të marrë pjesë në ndërtimin e ndonjë termocentrali bërthamor në vende fqinje, duke shtuar se mundësia e instalimit e reaktorëve modular në Serbi është duke u konsideruar.

//News Serbia Energy