Search

Konsumuesi më i madh i energjisë në Greqi, AoG, do të përdorë vetëm energji të gjelbër nga 2030

23 Korrik, 2021


Alumini i Greqisë apo siç njihet në bazë të akronimit AoG, që përbënë konsumuesin më të madh të energjisë elektrike në Greqi, ka nënshkruar kontratë dy vjeçare dhe të fundit me Korporatën Publike të Energjisë Greke, pasiqë kompania synon të bëjë tranzicionin e plotë në energji të riëprtëritshme nga 2030, raporton balkangreenenergynews.com.

Kjo lëvizje është pjesë e strategjisë për zhvillim të qëndrueshëm të Mytilineos, konglomerati industrial grek i cili zotëron AoG.

Sipas raportimeve Mytilineos është përkushtuar që të ulë për 30% emetimet në të gjitha aktivitetet e saj deri në vitin 2030, ndërkaq caku tjetër përbënë neutralitet klimatik deri në vitin 2050, duke shtuar se AoG do të mbulojë të gjithë kërkesat e saj energjetike nga energjia e ripërtëritshme që nga 2030.

Tutje, Mytilineos ka theksuar se që nga viti 2023 AoG do të mbulojë të gjithë kërkesën për energji nga termocentrali i ri me gaz, që është duke ndërtuar afër impiantit për përpunim të aluminit.

Ndërkaq, pas vitit 2023, një epokë e re e gjelbër do të fillojë për AoG, në të cilën e pozicionin kompaninë me caqet kombëtare klimatike të Greqisë sidhe Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane, ka thënë Evangelos Mytilineos, pronari pronari i konglomeratit.

Greqia përcakton vitin 2025 si afatin e fundit për largim të qymyrit

Lexo më shumë

Greqia subvencionon projekte solare për të furnizuar familjet në nevojë me rrymë pa pagesë

Lexo më shumë