Search

Koncepti i restaurimit të “Zallit të Rupës” është bërë publik në uebfaqen e Ministrisë

25 Nëntor, 2021


Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka njoftuar se ka publikuar konceptin e restaurimit të ‘Zallit të Rupës’.

“River Ëatch” ka bërë përzgjedhjen e ekspertit të Institutit të Inxhinierisë Hidraulike dhe Hulumtimit për Lumenj (IËA), nga Viena, Dr. Christoph Hauer për të paraqitur konceptin e restaurimit të ‘Zallit të Rupës’, pas dëmeve të shkaktuara nga ndërtimi dhe operimi i hidrocentraleve.

Ndryshe, në postimin në rrjete sociale Ministria ka njoftuar se ka pranuar raportin e punuar nga River Ëatch si dhe ekzpertizën e Dr. Christoph Hauer në lidhje me hidrocentralet në Deçan, por se koncepti i prezantuar do të shqyrtohet më tutje.

‘Si palë e zgjedhur neutrale e respektojmë autoritetin e River Ëatch dhe ekspertizën e Dr. Christoph Hauer, mirëpo koncepti i prezantuar do të shqyrtohet më tutje’, ka shkruar Ministria në postimin në Facebook.

Prezantimi i konceptit të restaurimit të kësaj zone është marrë në konsideratë për vlerësim dhe elaborim të mëtutjeshëm.

Ministria e Mjedisit prezanton konceptin për restaurimin e ‘Zallit të Rupës’, shoqëria civile kundërshton

Lexo më shumë

‘Në mënyrë që të krijohet një standard funksional i Hidrocentraleve, është konstatuar se duhet bërë shqyrtimi i mëtutjeshëm i prurjes së pranueshme ekologjike (PPE), për të tri Hidrocentralet e tjera që janë në emër të Operatorit Ekonomik – Kelag’, ka konfirmuar Ministria.

Ndryshe, pritoritet i MMPHI-së vazhdon të mbetet gjendja e burimeve ujore dhe e mjedisit, kështu duke kërkuar respektimin e kushteve të dhëna për operim të Hidrocentraleve, thuhet në fund të postimit.

Raportin mund ta shkarkoni duke klikuar këtu.